Vdiq në aksident – Megjithatë FIFA obligon Cardiffin që të paguajë për transferimin e Salas

Cardiff City është urdhëruar nga FIFA që t’i paguajë 6 milionë euro për sulmuesin e Nantes Emiliano Sala që i kishte kushtuar 15, por që pati fat tragjik. FIFA vendosi që Cardiffi megjithëse nuk i shijoi shërbimet e argjentinasit duhej të paguante shumën “që korrespondonte me vendosjen e parë të pagesës” sipas marrëveshjes për transferim. […]
FIFA vendosi që Cardiffi megjithëse nuk i shijoi shërbimet e argjentinasit duhej të paguante shumën “që korrespondonte me vendosjen e parë të pagesës” sipas marrëveshjes për transferim.
Sala, i cili ishte 28 vjeçar, vdiq në një aksident fluturimi në janar të këtij viti duke udhëtuar prej Francës për t’iu bashkuar klubit të ri, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Cardiffi po kërkon qartësi nëse 5,3 milionë është shuma totale që duhet të paguajnë, apo vetëm pagesa e parë mes pagesave tjera.
Në një deklaratë të klubit thuhej “Cardiff City FC pranon vendimin e njofuar sot në lidhje me transferimin e Emiliano Salas.”
Cardiff dhe Nantes i kanë 10 ditë për të apeluar vendimin. /Periskopi












