Valon Berisha ishte zhgënjyes sonte për Lazion, trajneri u detyrua ta largojë herët – merr notë të ulët

Valon Berisha ishte startues sonte për Lazion në ndeshjen e Europa Leagues kundër skuadrës rumune, CFR Cluj. Mirëpo, mesfushori kosovar – i cili ishte absolutisht brilant për Kosovën kundër Anglisë – ishte totalisht jashtë elementit për lojë në këtë përballje, raporton Periskopi. Ai i mungoi për një kohë të gjatë skuadrës nga Roma për shkak […]
Mirëpo, mesfushori kosovar – i cili ishte absolutisht brilant për Kosovën kundër Anglisë – ishte totalisht jashtë elementit për lojë në këtë përballje, raporton Periskopi.
Ai i mungoi për një kohë të gjatë skuadrës nga Roma për shkak të lëndimit dhe sigurisht se i duhet kohë për t’u rikthyer në formën më të mirë.
⏹ #ClujLazio 2-1
Triplice fischio al Constantin Radulescu! pic.twitter.com/GX5jULRrmJ
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 19, 2019
Sidoqoftë, nga ajo që pamë sonte, ai ka shumë punë për të bërë, derisa nuk i la opsion trajnerit pos ta zëvendësojë atë në minutën e 67-të.
Në fakt, Berisha ishte zëvendësimi i parë i Lazios në këtë përballje, duke liruar vend për Danilo Cataldin.
Në përgjithësi ishte paraqitje zhgënjyese nga e tërë skuadra e Lazios, pasi u mposht me rezultat 2-1 si mysafire e rumunëve.
“ëhoscored” e ka blerësuar paraqitjen e Berishës me notën 6.1. /Periskopi.com/













