Tri pije për mëngjes që ndihmojnë në humbjen e peshës

Tri pije për mëngjes që ndihmojnë në humbjen e peshës

Të keni peshë të tepërt mund të jetë vërtet shqetësuese, por ne iu sugjerojmë një zgjidhje për të rënë nga pesha që do të jetë më e mira dhe më e lehta për t’u praktikuar. Gjithçka çfarë ju duhet është që të përgatisni këto tre pije smoothie të mrekullueshme për mëngjes dhe kështu të bini […]

Të keni peshë të tepërt mund të jetë vërtet shqetësuese, por ne iu sugjerojmë një zgjidhje për të rënë nga pesha që do të jetë më e mira dhe më e lehta për t’u praktikuar. Gjithçka çfarë ju duhet është që të përgatisni këto tre pije smoothie të mrekullueshme për mëngjes dhe kështu të bini në peshë.

Ushqimet plot me proteina janë të mrekullueshme nëse dëshironi të humbisni në peshë dhe të mirëmbani masën muskulore në të njëjtën kohë. Ato rrisin energjinë dhe sigurojnë energjinë e mjaftueshme për aktivitetet ditore, shkruan Ekonomia Online.

Ushqimet e pasura me fibra do ta pakësojnë ndjeshëm ndjenjën e urisë, do të parandalojnë kapsllëkun dhe nuk do të ndjeni dëshirë për të ngrënë për një periudhë më të gjatë kohe.

Më poshtë po ju japim recetat për tre smoothie që mund të përgatisni në mëngjes pa shumë përpjekje dhe do të humbisni shpejt në peshë

Përbërësit
1 banane
1 portokall
2 lugë gjelle bajame, të shtypura
2 lugë gjelle fara liri, të thërrmuara
2 fiq të freskët ose të thatë
1/3 filxhan çaji ujë

Përgatitja
Shtrydhim lëngun e limonit dhe e përziejmë së bashku me pjesën tjetër të përbërësve derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. E pimë gjithmonë të freskët.
Nëse po përdorni fiq të thatë, zhytini në ujë për gjysmë ore përpara se t’i përdorni.

Përbërësit
1 filxhan çaji mjedra
1 mollë
1 banane
1/2 limon
1 lugë gjelle fara liri, të shtypura

Përgatitja
Përziejmë të gjithë përbërësit. I pimë të freskëta. Nëse përdorni mollë organike, mos i qëroni.

Përbërësit
2 kivi
1 banane
1/2 mollë
1 portokall
1 lugë gjelle fara liri, të thërmuara
1 lugë gjelle lajthi, të shtypura

Përgatitja
Përziejmë përbërësit së bashku derisa të krijohet smoothie.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve