Trajneri malazez po e shijon aventurën te Feronikeli, ka një koment interesant për humbjen nga Ballkani

Trajneri malazez po e shijon aventurën te Feronikeli, ka një koment interesant për humbjen nga Ballkani

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka folur për faqen e klubit, feronikelifc.com, duke diskutuar rreth klubit, IPKO Superligës dhe nivelin e lojës së futbollit në Kosovë. Ai tha që ardhja e vonë në klub, i pamundësoi që të reagonte më shumë në afatin kalimtar, sidoqoftë theksoi që është tejet i kënaqur me lojtarët që janë […]

Ai tha që ardhja e vonë në klub, i pamundësoi që të reagonte më shumë në afatin kalimtar, sidoqoftë theksoi që është tejet i kënaqur me lojtarët që janë te Feronikeli.

Si “pikë të zezë”, e konsideroi ndeshjen ndaj Ballkanit, të cilën Feronikeli e humbi me rezultat, 3-1.

“Përveç ndeshjes ndaj Ballkanit, me pjesën tjetër të ndeshjeve jam i kënaqur. Sidoqoftë do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kisha qenë në klub të paktën 10 ditë para fillimit të kampionatit, pasi që ardhja e vonë nuk më dha mundësi që të njoftohem me ekipin tim”, tha fillimisht tekniku malazez.

“Në shpejtësi, përmes stërvitjeve dhe ndeshjeve, jam njoftuar me kualitetin e futbollistëve, por ndeshjet që klubi luajti në kuadër të garave evropiane, na pamundësuan që të stërvitim intensivisht, pasi që ekipi ka qenë i lodhur qysh para fillimit të sezonit”, theksoi ai.

Vukicevic komentoi edhe IPKO Superligën e Kosovës dhe kualitetin e ekipeve të saj, duke thënë që po zhvillohet sezon interesant, por edhe më interesant do të jetë viti tjetër, kur zvogëlohet numri i ekipeve në IPKO Superligë.

“Liga është e barabartë, me largimin e katër ekipeve, vitin tjetër do të jetë edhe më interesant dhe do të jetë shumë e vështirë të planifikohen pikët, pasi që favoritët do ta kenë tejet të vështirë të triumfojnë. Aktualisht mund të them që janë 5-6 klube më të mira se tjerat, mendoj dhe pres një kampionat tejet interesant”, tha Vukicevic.

Trajneri i Feronikelit komentoi edhe pritjen brenda klubit, duke thënë që është tejet i kënaqur që bën pjes në këtë klub dhe duke e cilësuar si nivel të lartë pritjen që i është bërë këtu.

“Sa i përket qëndrimit tim këtu (te Feronikeli), jam shumë i kënaqur edhe pritja e tifozëve ka qenë tejet e mirë, duke bërë që të më bie përgjegjësi më e madhe për të nxjerrë rezultate të mira këtë sezon. Secilën ditë që kaloj këtu argëtohem dhe punoj me përkrahjen maksimale të njerëzve brenda klubit”, tha ai.

Malazezi gjithashtu foli edhe për fondin e lojtarëve që ka dhe prurjet e reja në klub.

“Për sezonin e plotë, me ambiciet që i kemi na duhen të paktën edhe 3 ose 4 futbollistë kreativ. Megjithatë jam i kënaqur me kuadrin e lojtarëve, por duhet theksuar që kampionati është i gjatë, do të ketë lëndime, do të ketë kartonë dhe na duhet freski në secilin repart.

Do të ketë kohë të mendojmë për këto edhe më vonë, mirëpo nëse dikush vjen këtu, duhet ta dijë që duhet të jetë në nivelin e lojtarëve që kemi”, përfundoi Vukicevic.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova