Trajneri i Gjilanit aspak i kënaqur me rezultatin, shpreh frustrimin pas ndeshjes

Gjilani u mposht nga Drita në derbin e zjarrtë të Anamoravës, të dielën pasdite. Drita triumfoi me rezultat minimal, 1-0, derisa gjilanasit nuk treguan një paraqitje të kënaqshme, e drejtë të themi, raporton Periskopi. E pas takimit ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili ka thënë: “E kam thënë se derbi luhet […]
Gjilani u mposht nga Drita në derbin e zjarrtë të Anamoravës, të dielën pasdite.
Drita triumfoi me rezultat minimal, 1-0, derisa gjilanasit nuk treguan një paraqitje të kënaqshme, e drejtë të themi, raporton Periskopi.
E pas takimit ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili ka thënë:
“E kam thënë se derbi luhet për të fituar dhe ne e kemi zgjedhur për të fituar, por që nuk ia dolëm”, tha fillimisht Mezani.
“Ishte një lojë jo e mirë nga ana jonë dhe duhet ta analizojmë këtë ndeshje pasi nuk bëmë paraqitje të mirë. Duhet ndryshuar qasja në fushë”, vlerësoi trajneri vlonjat. /Periskopi.com/












