Trajneri i Dukagjinit me një deklaratë interesante pas humbjes: Nuk dua të flas, e kam kokën e nxehur

Dukagjini është mposhtur me rezultat minimal 1-0 sot në shtëpi kundër Ferizajt, me Edon Sadriun që e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 85-të. Skuadra e Dukagjinit pas kësaj humbje thellohet edhe më shumë në krizë, pasi pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë, raporton Periskopi. Ndër të tjerash, me […]
Skuadra e Dukagjinit pas kësaj humbje thellohet edhe më shumë në krizë, pasi pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë, raporton Periskopi.
Ndër të tjerash, me këtë disfatë edhe e ardhmja e trajnerit, Xhengis Rexhepi në klub është e paqartë.
E rreth kësaj çështje, Rexhepi pati diçka interesante për të thënë.
“Ende nuk e di se çfarë do të ndodh. Nuk dua të flas shumë, pasi që e kam kokën e nxehur, por do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë se çfarë do të vendosim,” u shpreh ai.
“E ardhmja ime nuk është problem, por ajo e klubit. Klubet shpeshherë kanë nevojë për ndryshime, por njëherë nuk dua të flas për këto ndryshime.” /Periskopi.com/












