Tifozët e Vëllaznimit: Nuk do të mbajmë përgjegjësi për veprimet e anëtarëve

Klubi gjakovar, Vëllaznimi është duke i zhgënjyer tifozët e saj të zjarrtë me rezultate negative, shkruan Periskopi. Në gjashtë takime, gjakovarët kanë arritur tri barazime dhe tri humbje duke mos e shijuar ende fitoren. “Kuqezinjtë” seriozisht janë duke rrezikuar edhe qëndrimin në Ligën e Parë pasi e kanë nisur shumë keq këtë edicion. Te revoltuar […]
Në gjashtë takime, gjakovarët kanë arritur tri barazime dhe tri humbje duke mos e shijuar ende fitoren.
“Kuqezinjtë” seriozisht janë duke rrezikuar edhe qëndrimin në Ligën e Parë pasi e kanë nisur shumë keq këtë edicion.
Te revoltuar janë edhe tifozët e klubit, “Kuqezinjtë e Jakovës”, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale për gjendjen në klub.
“Gjendja në të cilën gjendet KLUBI YNË nuk është e rastësishme si nuk janë të rastësishme as thirrjet e pothuaj të gjitha partive politike në prag të zgjedhjeve… jemi djemtë e qytetit JEMI ARGAT e klubit ndërsa disa njerëz që tentojnë për interesa personale të destabilizojnë KLUBIN TONË i ftojmë që ta vizitojnë stadiumin dhe të paguajnë bileten dhe ta shohin ndonjë ndeshje dhe në të njejten kohë po ju lojim një porosi këtu që ato plane që i keni harroni qe keni me mujt mi realizu ndonjëherë. NE JEMI ME KLUBIN EDHE SIKUR TË GAROJMË NË LIGEN AMATORE !!!! Në ditët në vijim per veprimet e antarëve nuk mbajmë përgjegjësi ! KUQEZINJËT E JAKOVES”, thuhet në shkrimin e publikuar nga kjo tifozëri.
Kujtojmë se Vëllaznimi në mesjavë udhëton drejt Kastriotit ku do të takohet ndaj KEK-ut. /Periskopi/












