Tifozët e Tiranës me koreografi komuniste, njerëz të varur në litar

Partizani ka arritur ta mposhtë Tiranën në derbin lokal me rezultat minimal 2-1, shkruan Periskopi. Tifozë të shumtë e kishin mbushur stadiumin “Selman Stermasin”, ndërkohë në stadium dominonte ngjyra bardh e blu pasi që Tirane ishte në cilësinë e vendasit. Ky derbi i zjarrtë, pak para fillimit të ndeshjes u përgjak nga tifozët, pasi që […]
Tifozë të shumtë e kishin mbushur stadiumin “Selman Stermasin”, ndërkohë në stadium dominonte ngjyra bardh e blu pasi që Tirane ishte në cilësinë e vendasit.
Ky derbi i zjarrtë, pak para fillimit të ndeshjes u përgjak nga tifozët, pasi që kishe rrahje masive mes tyre.
Tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics”, hapen një koreografi ku shihen qartë që janë dy njerëz të varur në litar ndërkohë që mbajnë edhe logon e Partizanit.
Një banderolë përveçse e shëmtuar dhe e dënueshme! Klubi dhe tifozeria pritet të dënohet për këtë gjë. Një pjesë e fajit qëndron edhe te delegati i ndeshjes që duhet të ishte treguar më i kujdësshëm, për të shmangur sa më shpejt atë banderolë të papranueshme, që ngjall urrejtje dhe është kundër të gjitha rregullave të fair-playt.













