Thaçi takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, mbrëmë ishte takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York. Ai tha se pati kënaqësinë të takohet me këta përfaqësues. “Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i […]
Ai tha se pati kënaqësinë të takohet me këta përfaqësues.
“Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi”.
“Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.












