Super-Conte thyen rekordin e parë me Interin

Interi nuk ka të ndalur në kampionat, shkruan Periskopi. Mbrëmë, Interi ka arritur ta shënoj fitoren e pestë radhazi duke e mposhtur Lazion me rezultat 1-0 në “San Siro”, me një gol të shënuar nga mbrojtësi i djathtë, Danilo D’Ambrosio. Me këtë fitore, Interi është duke e kryesuar ligen me pikët e plota nga pesë […]
Interi nuk ka të ndalur në kampionat, shkruan Periskopi.
Mbrëmë, Interi ka arritur ta shënoj fitoren e pestë radhazi duke e mposhtur Lazion me rezultat 1-0 në “San Siro”, me një gol të shënuar nga mbrojtësi i djathtë, Danilo D’Ambrosio.
Me këtë fitore, Interi është duke e kryesuar ligen me pikët e plota nga pesë ndeshje, kurse kampioni aktual, Juventus, qëndron mbrapa “zikaltërve” me dy pikë më pak.
Conte ka thyer rekordin e ri te Interi, duke u bërë trajneri i parë i cili i fiton pesë ndeshje në fillim të kampionatin me “neroazzuret”.
“Ka qenë fitore e vështirë, por shumë e rëndësishme për ekipin kundër një kundërshtari shumë të fortë”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes. /Periskopi/












