Sulmuesi i njohur anglez pëson aksident të tmerrshëm, kjo është gjendja e tij

Jermaine Defoe ka pësuar një aksident në Glasgow dhe pavarësisht se në shikim të parë duket shumë i rëndë, fatmirësisht ai është në gjendje të mirë fizike. Ylli i Rangers u përfshi në këtë aksident në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:00, raporton Periskopi. “Jam mirë, jam shumë mirë. Unë thjesht do të shkoj […]
Jermaine Defoe ka pësuar një aksident në Glasgow dhe pavarësisht se në shikim të parë duket shumë i rëndë, fatmirësisht ai është në gjendje të mirë fizike.
Ylli i Rangers u përfshi në këtë aksident në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:00, raporton Periskopi.
“Jam mirë, jam shumë mirë. Unë thjesht do të shkoj në shtëpi dhe do të pushoj. Ende i tronditur, por jam i gjithi mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, përsëri”, ka thënë Defoe.
Kujtojmë se para këtij aksidenti ai kishte shënuar gol në fitoren 5-0 të Rangers kundër Aberdeen, pasi u inkuadrua në pjesën e dytë. /Periskopi.com/












