Sot në Superligë luhet për kreun e tabelës dhe ikjen nga fundi

Tri ndeshje janë zhvilluar te dielën, ndërsa sot priten të zhvillohet edhe tri ndeshje tjera – shkruan Periskopi. Drita dhe Trepça 89’ janë ndarë baras, ndërsa Feronikeli arriti të shënoi fitore si mysafir i Dukagjinit. Ndërsa, në ndeshjen kryesore të javës, Prishtina arriti të shënoi fitore në sekondat e fundit ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1. […]
Tri ndeshje janë zhvilluar te dielën, ndërsa sot priten të zhvillohet edhe tri ndeshje tjera – shkruan Periskopi.
Drita dhe Trepça 89’ janë ndarë baras, ndërsa Feronikeli arriti të shënoi fitore si mysafir i Dukagjinit.
Ndërsa, në ndeshjen kryesore të javës, Prishtina arriti të shënoi fitore në sekondat e fundit ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1.
Kurse sot, ekipi nga Suhareka, Ballkani, do të jetë nikoqir i Vushtrrisë.
Ndërsa, Ferizaj do ta pres në folenë e vetë Drenicën.
Ndeshje mjaftë interesante do të zhvillohet edhe në “Xhemail Ibish”, Flamurtari e pret Llapin e cila po lufton për kreun e tabelës.
Të gjitha takimet nisin nga ora 15:00. /Periskopi/












