Skuadra e Arbër Zenelit e turpëroi Paris Saint-Germainin

Skuadra e Paris-Saint Germainit është ‘turpëruar’ midis Parisit, nga Reimsi i Arbër Zenelit. Stade de Reims arriti të marrë pikë të plotë mbrëmë në udhëtimin në Paris, shkruan Insporti Ekipi ku luan Arbër Zeneli ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër, 2:0 në ‘Parkun e Princave’. Kjo ishte humbja e dytë për PSG-në në […]
Skuadra e Paris-Saint Germainit është ‘turpëruar’ midis Parisit, nga Reimsi i Arbër Zenelit.
Stade de Reims arriti të marrë pikë të plotë mbrëmë në udhëtimin në Paris, shkruan Insporti
Ekipi ku luan Arbër Zeneli ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër, 2:0 në ‘Parkun e Princave’.
Kjo ishte humbja e dytë për PSG-në në kampionat këtë sezon teksa vazhdon të kryesojë me 15 pikë – 5 fitore e 2 humbje pas 7 xhirove – po aq pikë sa ka Angers e vendit të dytë.
Reimsi ndërkaq është në pozitën e 8-të, me 11 pikë të grumbulluara nga këto xhiro.
Mesfushori i Kosovës është i lënduar që nga qershori i këtij viti, derisa pritet që si Reimsit, ashtu edhe Kosovës, t’i kthehet në janar të vitit të ardhshëm.












