Situatë qesharake, futbollisti dërgohet në spital me taxi!

Çdo ditë e më shumë, futbolli është duke prodhuar situata qesharake dhe skandaloze – shkruan Periskopi. Një e tillë ka ndodhur në kampionatin e Bolivisë. Futbollisti i Oriente Petrolero, Maro Cuelles u lëndua në këmbën e tij të majtë. Stafi mjekësor u detyrua që të ndërhynte duke e nxjerre me barrelë për ta dërguar në […]
Çdo ditë e më shumë, futbolli është duke prodhuar situata qesharake dhe skandaloze – shkruan Periskopi.
Një e tillë ka ndodhur në kampionatin e Bolivisë. Futbollisti i Oriente Petrolero, Maro Cuelles u lëndua në këmbën e tij të majtë.
Stafi mjekësor u detyrua që të ndërhynte duke e nxjerre me barrelë për ta dërguar në spital futbollistin. Ambulanca që ishte në stadium nuk u nis për shkak të një problemi dhe stafi teknik u detyrua ta dërgonte futbollistin me taksi. Futbollistin e futen mbrapa taksisë.
Për më shumë mund ta ndiqni videon më poshtë: /Periskopi/












