Shpërlarje në amatorizëm, Prishtina e prezanton autobusin e Bayernit si të vetin

Sigurisht, nuk është ndonjë lajm shokues për audiencën kosovare. Jemi mësuar me gjëra edhe më të rënda, pse ta bëjmë të madhe që presidenti i Prishtinës e prezantoi autobusin e Bayern Munichut si të klubit që ai drejton, shkruan Periskopi. “Së shpejti edhe FC Prishtina me një bus,” shkroi Remzi Ejupi, derisa pozoi me krenari […]
Jemi mësuar me gjëra edhe më të rënda, pse ta bëjmë të madhe që presidenti i Prishtinës e prezantoi autobusin e Bayern Munichut si të klubit që ai drejton, shkruan Periskopi.

“Së shpejti edhe FC Prishtina me një bus,” shkroi Remzi Ejupi, derisa pozoi me krenari para autbusit të kuq me futbollistë e emblemë të Bayernit.
Kjo nuk mjaftoi. Ejupi u fut edhe brenda dhe pozoi me një qese që poashtu përmbante emblemën e gjigantit bavarez.

Detaje tjera nuk dha por, dorën në zemër, as që na duhen. Gjithçka është shumë e thjesht dhe e qartë, Prishtina së shpejti do të bëhet me autobus. Kaq.

Nëse amatorizmi do të ishte diçka e lëngshme, akterët e futbollit kosovarë do të laheshin e shpërlaheshin me të. /Periskopi.com/












