Shokuese sa racistë janë italianët, kryetari i Komitetit Olimpik thotë se simulimi është më i keq se racizmi

Kryetari i Komitetit Olimpik italian, Giovanni Malago ka shkaktuar një situatë tejet kontraverse me deklaratën e fundit. Besoni apo jo, ai ka thënë se simulimi është fenomen më i keq se racizmi në futbollin e Italisë, raporton Periskopi. Serie A vazhdimisht ka pasur probleme me racizëm, derisa futbollistët me ngjyrë shumë shpesh e kanë gjetur […]
Kryetari i Komitetit Olimpik italian, Giovanni Malago ka shkaktuar një situatë tejet kontraverse me deklaratën e fundit.
Besoni apo jo, ai ka thënë se simulimi është fenomen më i keq se racizmi në futbollin e Italisë, raporton Periskopi.
Serie A vazhdimisht ka pasur probleme me racizëm, derisa futbollistët me ngjyrë shumë shpesh e kanë gjetur veten pre e fyerjeve neveritëse të racizmit.
“Tifozët që fyejnë lojtarët e zinj janë gabim”, ka thënë fillimisht Malago për Radio24.
“Sidoqoftë, është edhe më e gabuar kur dikush që fiton tre milionë euro simulon në kuti dhe gjithashtu është i lumtur të fitojë penallti”, përfundoi ai. /Periskopi.com/












