Shkarkimi i Presidentit: Shtëpia e Bardhë publikon bisedën që e bëri Trumpi

Shkarkimi i Presidentit: Shtëpia e Bardhë publikon bisedën që e bëri Trumpi

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar detaje të telefonatave ndërmjet presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas që u bë shkas për hapjen e hetimit formal për shkarkimin e tij. Këto transkripta tregojnë se z.Trump i kishte kërkuar Volodymyr Zelenskyt më 25 korrik që të investigonte kandidatin demokrat Joe Biden, djali i të cilit punonte […]

Këto transkripta tregojnë se z.Trump i kishte kërkuar Volodymyr Zelenskyt më 25 korrik që të investigonte kandidatin demokrat Joe Biden, djali i të cilit punonte për kompaninë e gazit ukrainas.

Z.Trump i ka ndalur ndihmat ushtarake prej 400 milionë Dollarëve për Ukrainën në mënyrë që të njolloste rivalin e tij politik, z.Biden që po e kryeson garën demokrate për të fituar nominimin për president, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Trumpi kishte premtuar dje se “do të ofronte transkripton e plotë, krejt të paklasifikuar dhe të paredaktuar” të bisedës së 25 korrikut.

Por, detajet që u zbuluan nga Shtëpia e Bardhë sot janë vetëm disa shënime të mbajtura nga zyrtarët amerikanë që e kishin dëgjuar atë.

Këto shënime tregojnë se Trumpi e kishte përmendur Joe Bidenin, i cili si zëvendëspresident amerikan, kishte lobuar në Ukrainë në vitin 2016 për të pushuar nga puna prokurorin kryesor, Viktor Shokinin.

Shokini kishte hapur hetim për Burisman, kompaninë e gazit natyror ku punonte si anëtar bordi Hunter Biden.

Edhe zyrtarë të tjerë perëndimor kishin bërë thirrje për pushimin nga puna të Shokinit për shkak të perceptimit se ishte i butë ndaj korrupsionit.

“Bideni ndaloi përndjekjen dhe shumë njerëz duan të marrin vesh për atë gjë, kështu që, çkado që bëni me prokurorin e përgjithshëm do të ishte shumë mirë. Bideni tha se do të ndalonte përndjekjen kështu që nëse mund të këqyrni më në hollësi, tingëllon shumë mirë për mua.” /Periskopi

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin