Shiko: Stadiumi i Prishtinës do të marrë pamje brilante me tribunën e re

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka kapacitet prej 12.800 ulëseve. Stadiumi është shumë i vogël për tifozët e Kosovës, pasi kërkesa për t’i shikuar ndeshjet e Kosovës është enorme – shkruan Periskopi. Për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë me 7 tetor sipas kompanisë kontraktuese për shitjen e biletave online “tiks.app” ishte mbi 1.8 milionë kërkesa. […]
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka kapacitet prej 12.800 ulëseve.
Stadiumi është shumë i vogël për tifozët e Kosovës, pasi kërkesa për t’i shikuar ndeshjet e Kosovës është enorme – shkruan Periskopi.
Për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë me 7 tetor sipas kompanisë kontraktuese për shitjen e biletave online “tiks.app” ishte mbi 1.8 milionë kërkesa.
Duke e ditur arsyen që Stadiumi Kombëtar do të marrë kohë të gjatë, atëherë Federata e Futbollit ka menduar për plan të dytë.
Sipas FFK-së, projekti është gati dhe pritet të rritet pjesa lindore e tribunës.
Projekti parashihet të jetë një investim i Qeverisë së Kosovës teksa pritet të kap një kosto miliona eurosh.
Me poshtë mund t’i gjeni pamjet se si mund të duket “Fadik Vokrri” i rikonstruktuar. /Periskopi/
https://youtu.be/cSADWaI6dVQ












