Shiko: Mërgim Vojvoda detyroi kundërshtarin sonte të shënonte autogol në ndeshjen e Europa Leagues

Standard Liege i Mërgim Vojvodës sonte regjistroi një fitore komode, 2-0, kundër skuadrës portugeze Vitoria de Guimaraes, në kuadër të Grupit F në Europa League. Liege dhe Guimaraes janë pjesë e Grupit F, aty ku bëjnë pjesë edhe Arsenali dhe Eintracht Frankfurti, raporton Periskopi. Në këtë ndeshje startoi nga minuta e parë Mërgim Vojvoda dhe […]
Standard Liege i Mërgim Vojvodës sonte regjistroi një fitore komode, 2-0, kundër skuadrës portugeze Vitoria de Guimaraes, në kuadër të Grupit F në Europa League.
Liege dhe Guimaraes janë pjesë e Grupit F, aty ku bëjnë pjesë edhe Arsenali dhe Eintracht Frankfurti, raporton Periskopi.
Në këtë ndeshje startoi nga minuta e parë Mërgim Vojvoda dhe qëndroi në fushë për 90 minuta, derisa ishte më meritori për golin e parë të skuadrës së tij.
Krosimi i tij zhagas në zonë nga krahu i djathtë u devijua nga Florent Hanin, derisa topi përfundoi në rrjetë.
Shikoni më poshtë.
Golin e dytë të Lieges e shënoi Paul-Jose M’Poku në minutën e 90-të. /Periskopi.com/












