Shiko: Lojtari serb i Ajaxit po shkon viral në rrjetet sociale pas këtij veprimi gjatë festës së golit

Quincy Promes ka realizuar golin e epërsisë së Ajaxit në debutimin e tij në Champions League, kundër Lille. 27-vjeçari shënoi pas një krosimi të bukur nga Taliafico, derisa vrapoi të festonte me fansa menjëherë pasi topi goditi rrjetën, raporton Periskopi. Të gjithë futbollistët u bashkuan, përfshirë edhe kapitenin serb të skuadrës, Dusan Tadic, i cili […]
Quincy Promes ka realizuar golin e epërsisë së Ajaxit në debutimin e tij në Champions League, kundër Lille.
27-vjeçari shënoi pas një krosimi të bukur nga Taliafico, derisa vrapoi të festonte me fansa menjëherë pasi topi goditi rrjetën, raporton Periskopi.
Të gjithë futbollistët u bashkuan, përfshirë edhe kapitenin serb të skuadrës, Dusan Tadic, i cili po shkon viral në rrjetet sociale pasi goditi shuplakë golashënuesin.
Promes sigurisht i befasuar me fuqinë e goditjes kapi faqen e tij, por menjëherë u përkëdhel nga Tadic, i cili sigurisht se nuk e bëri qëllimisht gjestin. /Periskopi.com/
Life is Tadic and I’m Neres #UCL pic.twitter.com/f5ILYOr6fU
— Dream Team (@dreamteamfc) September 17, 2019












