Shembet shkolla, 7 të vdekur dhe 64 të plagosur në Kenia

Të paktën shtatë nxënës humbën jetën sot dhe 64 të tjerë u plagosën pas shembjes së një shkollë në Najrobi, kryeqyteti i Kenisë. Ekipet e emergjencës po kërkojnë për të mbijetuarit eventualë në rrënoja. Midis fëmijëve të plagosur, dy janë në gjendje kritike. Shkolla ndiqet nga më shumë se 800 nxënës. Qeveria e Kenisë ka […]
Ekipet e emergjencës po kërkojnë për të mbijetuarit eventualë në rrënoja. Midis fëmijëve të plagosur, dy janë në gjendje kritike.
Shkolla ndiqet nga më shumë se 800 nxënës. Qeveria e Kenisë ka nisur një hetim mbi shkakun e shembjes.














