Shaqirit nuk po i ec mirë, lëndohet në stërvitje

Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin e tij Liverpool në ndeshjen e radhës kundër MK Dons që luhet në kuadër të Kupës – shkruan Periskopi. Të hënën, gjatë stërvitjet futbollisti i Zvicrës është lënduar dhe këta e ka konfirmuar Liverpooli. “Duhet të presim dhe ta shohim gjendjen […]
Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin e tij Liverpool në ndeshjen e radhës kundër MK Dons që luhet në kuadër të Kupës – shkruan Periskopi.
Të hënën, gjatë stërvitjet futbollisti i Zvicrës është lënduar dhe këta e ka konfirmuar Liverpooli.
“Duhet të presim dhe ta shohim gjendjen e Shaqirit. Xherdani duhet të pushoj pak”, ka thënë asistenti Pepijjn Lijnders.
Ndërsa, lojtari kryesor i sezonit të kaluar Sadio Mane nuk ka probleme serioze pasi që të enjten ndaj Chelseas kishte pësuar një lëndim të vogël.
MK Dons – Liverpool zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/












