Shaqiri është shëndrruar në problem të madh për Zvicrën, kontaktohet edhe Jurgen Klopp

Eleminatoret e Kampionatin Evropian ristartojë brenda dy javësh, me Kombëtaren e Zvicrës që zhvillon dy ndeshje, kundër Danimarkës dhe Irlandës. Mirëpo, helvetikët po përballen me probleme serioze të brendshme, derisa të gjithë fansat janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e ndeshjeve, raporton Periskopi. Djretori i Kombëtares e ka njoftuar trajnerin, Vladimir Petkovic se duhet të zgjidhë […]
Eleminatoret e Kampionatin Evropian ristartojë brenda dy javësh, me Kombëtaren e Zvicrës që zhvillon dy ndeshje, kundër Danimarkës dhe Irlandës.
Mirëpo, helvetikët po përballen me probleme serioze të brendshme, derisa të gjithë fansat janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e ndeshjeve, raporton Periskopi.
Djretori i Kombëtares e ka njoftuar trajnerin, Vladimir Petkovic se duhet të zgjidhë disa probleme e një ndër ta është edhe Xherdan Shaqiri.

Shaqa refuzoi të luante në përballjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.
Të hënën u diskutua kjo temë mes palëve, megjithatë nuk kishte asnjë marrëveshje, derisa raportet e Shaqirit me Petkovic mbeten të këqija.
Nga Zvicra kontaktuan edhe me trajnerin e Shaqirit, Jurgen Klopp, por që ky i fundit u tregua profesional duke mos dashur të përzihet në këtë çështje.
Sipas mediave në Zvicër, Shaqiri dëshiron shiritin e kapitenit, të cilin momentalisht e mban Granit Xhaka. /Periskopi.com/












