Shala: Do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së

Shala: Do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala nëpërmjet një statusi në Facebook tha se do të punojnë maksimalisht në ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Shala u zotua se me ardhjen në pushtet të PDK’së, do të kujdesen për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të objekteve që datojnë që […]

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala nëpërmjet një statusi në Facebook tha se do të punojnë maksimalisht në ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Shala u zotua se me ardhjen në pushtet të PDK’së, do të kujdesen për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të objekteve që datojnë që nga koha e luftës së UÇK’së.

Shkrimi i plotë:

Në vitin 2012, Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës, aprovuan Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë”.

Qëllimi i hartimit të këtij plani ishte të vihen nën mbrojtje të gjitha objektet me rëndësi të veçantë nga koha e luftës së UÇK-së në këtë zonë, duke përfshirë objektin e Shtabit të Përgjithshëm, spitalet, varrezat e dëshmorëve, pikat e rëndësisë luftarake, bunkerët e luftës, kampet e refugjatëve të luftës, objektet dhe infrastruktura e Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së Lajmeve “Kosovapres” si dhe monumentet e natyrës në këtë hapësirë.

Që nga ajo kohë është bërë shumë pak në jetësimin e projekteve të këtij plani dhe në ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ushtria Çlirimitare e Kosovës, është projekti më i vlefshëm dhe më madhorë për Kosovën në 100 vitet e fundit.

Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, dhe në promovimin dhe ruajtjen e ketyre vlerave historike me përmasa kombëtare me projekte konkrete, përfshirë edhe projektet për Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë- Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë’’.

Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjitha kategoritë e dalura nga lufta, përmes përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre kategorive.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria