Sanchez: Jam zhvilluar si lojtar te Barça, por tani dua fitore me Interin

Sanchez: Jam zhvilluar si lojtar te Barça, por tani dua fitore me Interin

Pas golit të shënuar të shtunën kundër Sampdorias, edhe pse doli me karton të kuq, Alexis Sanchez po përgatitet të rikthehet në “Camp Nou”. Në fakt, Interi do të përballet me Barcelonën të mërkurën, më 2 tetor, prej orës 21:00, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Për kilianin, i cili […]

Në fakt, Interi do të përballet me Barcelonën të mërkurën, më 2 tetor, prej orës 21:00, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

Për kilianin, i cili ka luajtur 3 sezone me fanellën blaugrana, duke shënuar me të 47 gola dhe dhënë 35 asiste, do të jetë një ndeshje e radhës.

“Kur arrita atje, të gjithë thanë se ishte Barcelona më e fortë ndonjëherë”, tha Sanchez për “UEFA.com”.

“Ajo skuadër kishte Guardiolën, Messi, Xavi, Iniesta dhe Puyol, luante vërtet futboll të bukur”.

“Ai klub më mësoi një stil të ndryshëm të lojës, bazuar në posedimin e topit. Për më tepër, duke u stërvitur me lojtarët e këtij kalibri, ju mund të përmirësoheni dhe të rriteni shumë”.

Tani Sanchez mendon vetëm për Interin dhe shpreson ta mund Barcelonën.

Kthimi në Itali ishte rigjetje e dashurisë për futbollin. Unë tashmë e njihja Conte dhe disa lojtarë zikaltër. Mendoj se klubi po hedh bazat e një të ardhmeje të shkëlqyer. Dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Ne jemi një ekip i mire. Si gjithë të tjerët, duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës, ndaj Barcelonës, për momentin. Të shkojmë në këtë ndeshje jo vetëm sa për formalitet. Kur luaja te Barcelona, edhe një barazim shihej si humbje, duhej vetëm të fitoje. Edhe te Interi po injektohet kjo frymë nga Conte. Ne duhet të synojmë për më të lart, ndeshje pas ndeshjeje”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova