Ronaldo nuk do të marrë pjesë ne ceremoninë e ‘FIFA Best Awards’

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e ‘FIFA Best Awards’. Sonte në Milano do të mbahet ceremonia e FIFA për ndarjen e çmimeve për lojtarët më të mirë, si dhe për formacionin e vitit. Në këtë ceremoni pritej të merrte pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i cili ishte në top treshen e fundit […]
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e ‘FIFA Best Awards’.
Sonte në Milano do të mbahet ceremonia e FIFA për ndarjen e çmimeve për lojtarët më të mirë, si dhe për formacionin e vitit.
Në këtë ceremoni pritej të merrte pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i cili ishte në top treshen e fundit në garën për çmimin e lojtarit më të mirë.
Por, CR7 nuk do të jetë prezent në Milano, bëhet e ditur nga mediet italiane, transmeton lajmi.net.
Më herët gjatë ditës Sarri ka bërë të ditur se portugezi po vuan nga një dëmtim, dëmtim i cili do t’ia pamundësojë edhe udhëtimin tek Brescia.












