Ronaldo injoron mediat, nuk jep deklaratë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka injoruar mediat pas ndeshjes me Atletico Madridin, duke mos deklaruar asgjë – shkruan Periskopi. Pas barazimit 2:2, Ronaldo kaloi në zonën e mediave por nuk u ndal për të dhënë deklaratë para gazetarëve. Ylli portugez nuk ishte i kënaqur pas takimit shkaku që nuk shënoi gol. “A do […]
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka injoruar mediat pas ndeshjes me Atletico Madridin, duke mos deklaruar asgjë – shkruan Periskopi.
Pas barazimit 2:2, Ronaldo kaloi në zonën e mediave por nuk u ndal për të dhënë deklaratë para gazetarëve.
Ylli portugez nuk ishte i kënaqur pas takimit shkaku që nuk shënoi gol.
“A do të ndalesh për të folur?”, iu drejtua gazetari futbollistit. “Do të flas vetëm kur të shënoj gol”, tha Ronaldo.
Juventus nuk arriti ta mbaj epërsinë, pasi që Atletico barazoi rezultatin në fund të ndeshjes. /Periskopi/












