Real Madridi nuk gabon kundër Osasunës, fiton dhe rrëmben primatin në La Liga

Real Madridi ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 si nikoqir i Osasunës, të mërkurën mbrëma, në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas. Vinicius ishte ai që shënoi i pari për t’ia dhënë epërsinë Realit në minutën e 36-të pas asistimit nga Toni Kroos, raporton Periskopi. E fitoren e “Los Blancos” e vulosi […]
Real Madridi ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 si nikoqir i Osasunës, të mërkurën mbrëma, në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas.
Vinicius ishte ai që shënoi i pari për t’ia dhënë epërsinë Realit në minutën e 36-të pas asistimit nga Toni Kroos, raporton Periskopi.
E fitoren e “Los Blancos” e vulosi Rodrygo, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Casmiros në minutën e 72-të për të shënuar për 2-0.
Pas kësaj fitoreje, Reali grumbullon 14 pikë dhe rrëmben primatin në La Liga, me një pikë më shumë se vendi i dytë, ku gjendet Atletico Madridi. /Periskopi.com/












