Real Madridi fiton por aspak bindës kundër Sevillës

Real Madridi ka arritur të regjistrojë një fitore jashtëzakonisht të vështirë si mysafir i Sevillës, të dielën mbrëma. Karim Benzema shënoi golin e vetëm në minutën e 64-t, por madrilenët mund ta konsiderojnë veten me fat që dolën me pikë të plota nga stadiumi. Kjo pasi vendësit dominuan në pjesë të nëdha të ndeshjes, por […]
Real Madridi ka arritur të regjistrojë një fitore jashtëzakonisht të vështirë si mysafir i Sevillës, të dielën mbrëma.
Karim Benzema shënoi golin e vetëm në minutën e 64-t, por madrilenët mund ta konsiderojnë veten me fat që dolën me pikë të plota nga stadiumi.
Kjo pasi vendësit dominuan në pjesë të nëdha të ndeshjes, por nuk arritën të shënojnë.
Sidoqoftë, pas kësaj fitoreje Reali ngjitet në pozitën e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Bilbao në të parin, ndërsa Sevilla është e pesta me dhjetë pikë. /Periskopi.com/












