Putin ua citon Kuranin arabëve: Kujtoni të mirat e Allahut (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur para një audience në Ankara, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen. “Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, […]
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur para një audience në Ankara, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen.
“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar.
Putin po ashtu ka folur edhe për problemet në Arabinë Saudite duke cituar sërish Kuranin.
“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj. Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”, ka thënë Putin, përcjell Periskopi.
Ndryshe, udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite.
Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani.
Irani e mohoi përfshirjen në sulme.
Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë.
Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë.
Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.
Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve.
Stoltenberg po ashtu tha se Irani “po e destabilizon gjithë rajonin”. /Periskopi/
https://www.facebook.com/RTnews/videos/1050442655163088/












