Publikohet lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme

Publikohet lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, të martën ka bërë publike listën me emrat e hendbollisteve në të cilat ai llogarit për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është […]

Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është shumë i fortë, por kombëtarja jonë nuk është pa synime, transmeton Periskopi.

Ndeshjen e parë Kosova e luan më 26 shtator nga ora 18:00 në Maribor kundër Sllovenisë. Menjëherë më 29 shtator në Prishtinë luhet ndeshja Kosova – Gjermania.

Janë këto dy kombëtare shumë të mëdha evropiane, që do të paraqiten në kampionatin botëror të këtij viti, që mbahet në Japoni prej 30 nëntorit deri më 15 dhjetor.

Selektori Shabani ka ftuar 20 lojtare për këto dy ndeshje të mëdha. 11 prej lojtareve bëjnë karrierë në liga evropiane, ndërsa dhjetë lojtare janë në klubet tona. Për herë të parë do të grumbullohen Marijeta Lekaj që bënë karrierë në Kroaci te Crikvenica si dhe Meltem Ylberi që luan në Zvicër te klubi Spono Eagles.

Ndërkohë Albana Arifi ka fituar gjatë verës të drejtën të luajë për Kosovën në ndeshje zyrtare. Arifi ka pasur suksese të shumta me Suedinë dhe tani gjithë përvojën e saj do ta vë në dispozicion të Kosovës.

Me lojtaret e afruara së fundi, por edhe me lojtaret cilësore që kanë bartur barrën në vitet e fundit, Kombëtarja jonë pritet të ngritet në nivel më të lartë. Në ndeshjet e vështira me Slloveninë dhe Gjermani, pritet paraqitje e denjë nga vajzat tona. Në listë për këto dy ndeshje është edhe Suzana Ujkiq, që është në procedurë për të fituar të drejtën e paraqitjes me Kosovën. /Periskopi.com/

Image

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova