Pronari i klubit anglez shokon Britaninë – thotë se do të bënte biznes me Bin Ladenin

Raporte sensacionale u publikuan më herët këtë vit kur u zbulua se Sheffield United kishte marrë një hua prej 5 milionë eurove nga familja e Osma bin Ladenit. Familja Bin Laden, një prej familjeve me influencën më të madhe në Arabinë Saudite, më herët kishte shprehur interesim të blinte aksione në klub, por një marrëveshje […]
Familja Bin Laden, një prej familjeve me influencën më të madhe në Arabinë Saudite, më herët kishte shprehur interesim të blinte aksione në klub, por një marrëveshje asnjëherë nuk u materializua, raporton Periskopi.
Princi Abdullah Bin Mossad Bin Abdulaziz Al Saud, një pjestar i familjes mbretërore saudite, mori kontrollin e plotë të Sheffieldit të hënën.
Dhe në një konferencë për shtyp të enjten, 54-vjeçarin mbrojti familjen Bin Laden.

Abdullah tha se ai ishte i ofenduar nga kritikat për familjen Bin Laden dhe e etiketoi atë si familje të respektuar.
“Vërtet ofendohem kur njerëzit mendojnë se familja Bin Laden është emër i keq,” th ai.
“Bin Laden është një familje e mirë, çdo familje mund të ketë një person të keq – por ata janë një familje shumë e respektuar.
“Nuk kam bërë biznes me ta në të kaluarën, por nëse mund të bëj biznes me ta në të ardhmen do të isha i lumtur ta bëja.
“Familja Bin Laden nuk është emër i turpshëm ose diçka që duhet ta fsheh.” /Periskopi.com.












