Prishtina kërkon kualifikimin në Poloni, i duhet fitore e ngusht

Prishtina kërkon kualifikimin në Poloni, i duhet fitore e ngusht

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka udhëtuar për në Varshavë me një qëllim, ta mposhtë Legian dhe të kalojë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Prishtinës në ndeshjen e kthimit i duhet fitore me më shumë se dy pikë dallim për t’u kualifikuar në raundin e dytë, pasi të martën […]

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka udhëtuar për në Varshavë me një qëllim, ta mposhtë Legian dhe të kalojë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Prishtinës në ndeshjen e kthimit i duhet fitore me më shumë se dy pikë dallim për t’u kualifikuar në raundin e dytë, pasi të martën mbrëma u mposht në shtëpi me shifrat 81:79.

Ndeshja e dytë ndërmjet Legias dhe Prishtinës zhvillohet të premten (sot) prej orës 20:00 në Varshavë.

Në fakt, Prishtina në lojën e parë pati mundësinë ta fitonte ndeshjen, por tentimi i Mikaile Tmushiqit për tri pikë në aksionin e fundit nuk e gjeti cakun.

Para Tmushiqit edhe plejmejkeri Divine Myles lëshoi mundësinë për të barazuar rezultatin, pasi dështoi dy herë nga vija e gjuajtjeve të lira, shkruan sot Koha Ditore.

“Ashtu si në ndeshjen e parë që u futëm për ta fituar dhe e patëm mundësinë, por na mungoi fati, edhe në të dytën do të dalim me synimin e njëjtë. Dy pikë nuk janë shumë dhe ne do të japim gjithçka nga vetja për ta kthyer rezultatin, pasi duam të kalojmë në raundin tjetër. Nuk do të jetë e lehtë për shkak se Legia luan në shtëpi, por diferenca nuk është e madhe dhe gjithçka mbetet e hapur për ne”, është shprehur trajneri i Prishtinës, Bujar Loci.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova