Prishtina-Gjilani: Pjesa e parë mbyllet me epërsi minimale

Ka përfunduar pjesa e parë nga ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit që po zhvillohet në ”Fadil Vokrri”, raporton Periskopi. Kryeqytetasit e kanë mbyllur intervalin me një gol epërsi, me Ergyn Ahmetin që shënoi në minutën e 13-të pas asistimit të Alban Shillovës. Në vazhdim, gjilanasit u munduan të rrezikonin disa herë, kryesisht me anë të […]
Ka përfunduar pjesa e parë nga ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit që po zhvillohet në ”Fadil Vokrri”, raporton Periskopi.
Kryeqytetasit e kanë mbyllur intervalin me një gol epërsi, me Ergyn Ahmetin që shënoi në minutën e 13-të pas asistimit të Alban Shillovës.
Në vazhdim, gjilanasit u munduan të rrezikonin disa herë, kryesisht me anë të Bedri Grecës dhe Prognit, por rezultati nuk ndryshoi.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodh në pjesën e dytë. /Periskopi.com/












