Portieri i dytë i Real Madridit sikur mollën, e kapi krosimin vetëm me një dorë

Alphonse Areola pati një mundësi të rrallë mes shtyllave, të mërkurën mbrëma. Largimi nga PSG ku bëri 74 paraqitje për dy sezone, ishte një vendim shumë i rrezikshëm dhe i guximshëm për francezin, i cili vendosi t’i bashkohej Real Madridit, raporton Periskopi. Ai tani do të duhet të luftojë me Thibaut Courtois për pozitën e […]
Largimi nga PSG ku bëri 74 paraqitje për dy sezone, ishte një vendim shumë i rrezikshëm dhe i guximshëm për francezin, i cili vendosi t’i bashkohej Real Madridit, raporton Periskopi.
Ai tani do të duhet të luftojë me Thibaut Courtois për pozitën e titullarit në portën e “Los Blancos”.
Sidoqoftë, Areola pati mundësinë ta dëshmonte veten kundër Osasunës të mërkurën, dhe e drejtë të themi se e kreu punën me mjaft efikasitet.
Përveç që nuk pranoi gol, ai u shëndrrua në hit në rrjetet sociale duke e kapur një krosim me vetëm një dorë.
Shikoni më poshtë.
Unreal one handed grab from Areola #RealMadridOsasuna pic.twitter.com/GvIlGbUumd
— jak (@jakkrm1) September 25, 2019
A ishte e nevojshme? Absolutisht jo, por për këtë po e admirojmë. /Periskopi.com/












