Porta shtatë metra e gjerë, as Atletico e as Real Madridi nuk arritën asnjëherë ta futin topin në rrjetë

Superderbi madrilen mes Atletico Madridit dhe Real Madridit ka dhënë një rezultat zhgënjyes. Dy gjigantët e futbollit spanjoll për 90 minuta e ndjekën topin e u djersitën, por në fund nuk arritën ta futin atë në rrjetë, pavarësisht se porta është e gjatë shtatë metra, raporton Periskopi. Futbollistët e të dy skuadrave u sorollatën poshtë […]
Dy gjigantët e futbollit spanjoll për 90 minuta e ndjekën topin e u djersitën, por në fund nuk arritën ta futin atë në rrjetë, pavarësisht se porta është e gjatë shtatë metra, raporton Periskopi.
Futbollistët e të dy skuadrave u sorollatën poshtë e lartë por nuk gjetën asesi ndonjë mënyrë për ta tundur rrjetën.
Fat i keq për ata që e shikuan. Sigurisht, ndeshjet e tilla preferohen t’iu shikohet vetëm rezultati në fund.
S’dimë ç’të themi më rreth kësaj çështjeje.
Por, edhe ne mund t’ua humbin kohën nëse vendosim t’iu tregojmë se Reali dominoi në posedim me 56% dhe tentativa drejt portës, por do të ishte e kotë.
Fundja, rezultati final u intereson të gjithëve.
Ah, edhe diçka para se t’iu lëmë të ikni…
Pas këtij barazimi, Reali mbetet lider i La Ligas me 15 pikë, ndërsa Atletico Madridi është i treti me 14. /Periskopi.com/












