Pogba po kërkon diçka të jashtëzakonshme për të qëndruar te Man Unitedi

Nuk është sekret fakti se Paul Pogba dëshiroi të largohej nga Manchester Unitedi këtë verë. Mesfushori francez i bëri ndjenjat e tij të ditura derisa skuadra ishte në Japoni në turneun parasezonal. “Po mendoj të gjej një sfidë diku tjetër,” ishte shprehu ai, raporton Periskopi. Mirëpo, dëshira e tij nuk u plotësua dhe ai mbeti […]
Mesfushori francez i bëri ndjenjat e tij të ditura derisa skuadra ishte në Japoni në turneun parasezonal.
“Po mendoj të gjej një sfidë diku tjetër,” ishte shprehu ai, raporton Periskopi.
Mirëpo, dëshira e tij nuk u plotësua dhe ai mbeti në “Old Trafford” të paktën deri në janar.

Lojtari ka pasur një start të dobët të fushatës, derisa ka pasur probleme me lëndime dhe ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë edicion.
Tani, “Tuttosport” raporton se lojtari është i gatshëm të qëndrojë në Mançester vetëm nëse klubi i ofron atij një rrogë të jashtëzakonshme prej 600 mijë eurove në javë.
Sado pak e mundur që duket të realizohet, nëse United pajtohet t’ia plotësojë këtë kusht francezit, atëherë ai do të bëhej lojtari më i paguar në Premier League dhe do të përfitonte më shumë se Cristiano Ronaldo te Juventusi. /Periskopi.com/












