Po pra, Messi voton për Ronaldon, ndërsa Ronaldo nuk voton për Messin

I padiskutueshmi në lojën e futbollit, Lionel Messi, është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke e lënë prapa në vendin e dytë mbrojtësin e Liverpoolit, Van Dijk dhe të tretin sulmuesin e Juventusit, Ronaldon – shkruan Periskopi. Pas mbrëmjes së madhe, janë zbuluar edhe votat e lojtarëve për futbollistin e vitit. […]
I padiskutueshmi në lojën e futbollit, Lionel Messi, është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke e lënë prapa në vendin e dytë mbrojtësin e Liverpoolit, Van Dijk dhe të tretin sulmuesin e Juventusit, Ronaldon – shkruan Periskopi.
Pas mbrëmjes së madhe, janë zbuluar edhe votat e lojtarëve për futbollistin e vitit.
Fituesi i këtij çmimit, kishte vend edhe për Ronaldon në top treshen e tij. Votat e Messit shkuan për Sadio Mane, Cristiano Ronaldo dhe Frenkie de Jong.
Ndërsa, Ronaldo nuk kishte votë për Messin. Sulmuesi portugez votoi për Mathhijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappe.
/Periskopi/












