Plisat e kanë me Remzi Ejupin: Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës

Tifozët e Prishtinës, Plisat janë irrituar nga deklaratat e kryetarit të klubit, Remzi Ejupi – shkruan Periskopi. Sipas Ejupit, dikush është duke qëndruar prapa tifozëve për pakënaqësitë që po shfaqen në publik. Menjëherë pas takimit të mbrëmshëm ku Prishtina arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Gjilanit, kanë reaguar Plisat duke treguar arsyen […]
Tifozët e Prishtinës, Plisat janë irrituar nga deklaratat e kryetarit të klubit, Remzi Ejupi – shkruan Periskopi.
Sipas Ejupit, dikush është duke qëndruar prapa tifozëve për pakënaqësitë që po shfaqen në publik.
Menjëherë pas takimit të mbrëmshëm ku Prishtina arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Gjilanit, kanë reaguar Plisat duke treguar arsyen se pse është kthyer transparenti mbrapsht.
Ky është postimi i plotë i Plisave në faqen e tyre zyrtare: /Periskopi/
“Per shkak te shume pyetjeve dhe ‘shqetesimeve’ te disave ne lidhje me transparentin e Plisave te kthyer mbrapsht sonte ne ndeshjen kunder Gjilanit, deshtem me ju informu se ajo nuk ishte gabim por me qellim. Prandaj edhe u mbajt gjate gjithe ndeshjes.
Plisat jane ne proteste dhe te pakenaqur me gjendjen ne klub. Per ate arsye transparenti i kthyer mbrapsht ne kuptimin e flamujve tregon pakenaqesi dhe proteste (si ne tifozeri ashtu edhe ne lami tjera).
Ne mundemi ta bojkotojme ndeshjen, por lojtaret tane kane nevoje per perkrahje.
Tjeter here gjerat ejani kuptoni ne stadium, jo ne facebook.
P.s. I bejme me dije kryesise se Prishtines, se prapa Plisave nuk eshte askush sic po pretendojne ata, prapa Prishtines jane Plisat, e ju duhet te punoni sinqerisht per Prishtinen ne menyre qe mos ti keni Plisat kunder.
Faleminderit lojtareve per ndeshje me zemer dhe per fitoren e sotme”, thuhet në njoftimin e Plisave.












