Plas grushti në tunel, futbollistët shqiptarë rrahën edhe më policinë

Plas grushti në tunel, futbollistët shqiptarë rrahën edhe më policinë

Ndeshjet e vërteta, sidomos kur diskutohet midis dy ekipeve pretendente, prodhojnë herë pas here edhe sherr midis lojtarëve. Kësaj nuk i shpëtoi as dueli midis Kukësit dhe Tiranës, i cili gjatë gjithë lojës ishte i dueluar, me gjakrat që nxeheshin minutë pas minute, duke sjellë në fund plasjen e një sherri gjatë futjes së ekipeve […]

Ndeshjet e vërteta, sidomos kur diskutohet midis dy ekipeve pretendente, prodhojnë herë pas here edhe sherr midis lojtarëve. Kësaj nuk i shpëtoi as dueli midis Kukësit dhe Tiranës, i cili gjatë gjithë lojës ishte i dueluar, me gjakrat që nxeheshin minutë pas minute, duke sjellë në fund plasjen e një sherri gjatë futjes së ekipeve në tunel.

Nga zanafilla dhe deri te mbyllja e tij, gazeta “Panorama Sport” ka arritur të mësojë çfarë ndodhi në këtë incident.

Gjatë minutave të fundit, sidomos pas ngushtimit të diferencës nga ana e bardhebluve, kur kishin mbetur më shumë se dhjetë minuta lojë, bashkë me shtesat, lojtarët nisën acarimin në fushë. Kulmi arriti në minutat e fundit, ku argjentinasi i Tiranës, Agustin Torasa, dhe kapiteni i Kukësit, Besar Musolli, u përplasen me njëri-tjetrin në fushë.

Gjithçka erdhi pas një ndërhyrjeje të rëndë të kosovarit. Aty ka përplasje masive, por që gjithsesi shuhet. Ndërkohë, bardheblutë nuk respektojnë “fair-play”-in nga rivënia anësore, duke irrituar shumë ekipin kuksian. Kjo nuk pritej nga lojtarët e ekipit verilindor, por që gjithsesi nuk u zunë shumë në befasi.

Në momentin që lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes, mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje të Musollit me Torasën, me kosovarin që mendohet se e ka goditur i pari. Të dy lojtarët nuk e kishin lënë inatin vetëm brenda fushës. Edhe lojtarë të tjerë shfrynin në distancë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më aktiv për t’ju kundërvënë Musollit ishin Edvan Bakaj dhe Tefik Osmani. Mirëpo, ndërkohë që Musolli me Torasën përplasen në tunel, ndërhyjnë futbollistët me stafet e të dyja ekipeve për t’i ndarë.

Kjo krijoi një kaos aty, bashkuar me stjuartët që mundoheshin të mos lejonin incidentet e mëtejshme. Në këto momente, menjëherë erdhën edhe efektivët e policisë, të cilët janë shtyrë me lojtarët, sidomos me ata të Tiranës. Pasi plas sherri, ndërhyn edhe presidenti Safet Gjici, i cili, si për koincidencë, në atë moment ishte duke dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, por që me të dëgjuar zhurmat, hyn në hollin e stadiumit dhe mundohet të qetësojë situatën.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova