Përgjaket Muriqi pas një incidenti në ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Superylli i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi ka pësuar një dëmtim që duket të jetë mjaft serioz sipas pamjeve në foto në derbin e zjarrtë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, të shtunën mbrëma. Ylli kosovar raportohet se pësoi një dëmtim në kokë, derisa filloi një gjakderdhje e madhe nga koka e tij. Mediet turke raportojnë se gjyqtari […]
Superylli i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi ka pësuar një dëmtim që duket të jetë mjaft serioz sipas pamjeve në foto në derbin e zjarrtë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, të shtunën mbrëma.
Ylli kosovar raportohet se pësoi një dëmtim në kokë, derisa filloi një gjakderdhje e madhe nga koka e tij.
Mediet turke raportojnë se gjyqtari e dërgoi atë jashtë vijave për trajtim mjekësor, ndërsa në pjesën e dytë ai luajti me fashë në kokë. /Periskopi.com/













