Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës: Gjilani i pari, Prishtina merr fitoren e parë, Drita barazimin e parë

Kanë përfunduar të tri ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani arriti një fitore të vështirë por të rëndësishme kundër Ballkanit me rezultat 1-0. Gerhard Progni realizoi golin e vetëm në minutën e 48-të. Pas kësaj fitoreje, gjilanasit rrëmbejnë primatin në Superligë me 12 pikë, […]

Gjilani arriti një fitore të vështirë por të rëndësishme kundër Ballkanit me rezultat 1-0.

Gerhard Progni realizoi golin e vetëm në minutën e 48-të.

Pas kësaj fitoreje, gjilanasit rrëmbejnë primatin në Superligë me 12 pikë, ndërsa Ballkani del përkohësisht në vendin e tretë me tetë pikë të tubuara nga pesë ndeshje.

Në përballjen tjetër, Llapi ka barazuar 2-2 me Dritën në Stadiumin “Ferki Aliu”, pas shumë tensioneve dhe një ndeshjeje shumë të bukur.

Tani Llapi zë pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë, ndërsa Drita ka dy më shumë në vendin e dytë.

Trepça 89 është mposhtur në “Riza Lushta” nga Prishtina me rezultat minimal, 1-0.

Të vetmin gol e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, kryeqytetasit largohen nga zona e rrezikshme dhe grumbullon katër pikë nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër, 89-shi mbetet në mes të tabelës me pesë pikë nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova