Pas paraqitjes brilante të Valon Berishës kundër Anglisë, vjen shpërblimi për të nga Lazio

Valon Berisha dhuroi dy paraqitje fantastike për Kombëtaren e Kosovës, kundër Republikës së Çekisë më 7 shtator dhe tri ditë më vonë kundër Anglisë. Edhe pse nuk startoi kundër çekëve, impakti i tij ishte shumë i madh pasi u inkuadrua në lojë, derisa “Dardanët” arritën një fitore të madhe me rezultat 2-1, raporton Periskopi. Mirëpo, […]
Edhe pse nuk startoi kundër çekëve, impakti i tij ishte shumë i madh pasi u inkuadrua në lojë, derisa “Dardanët” arritën një fitore të madhe me rezultat 2-1, raporton Periskopi.
Mirëpo, paraqitja e tij e jashtëzakonshme erdhi kundër Anglisë tri ditë më vonë, ku u emërua në formacionin startues nga Bernard Challandes.
Ai shënoi dy herë në humbjen 5-3 të kosovarëve, duke e vulosur formën brilante pas një kohe të gjatë jashtë fushave.
E këto dy paraqitje nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga klubi i tij, Lazio, me trajnerin e klubit nga Roma që e ka përfshirë atë në 11-shen startuese në ndeshjen e Europa Leagues kundër CFR Cluj. /Periskopi.com/













