Partitë premtojnë ta përçojnë mesazhin e tyre edhe te serbët

Partitë premtojnë ta përçojnë mesazhin e tyre edhe te serbët

Subjektet politike shqiptare në asnjë palë zgjedhje nuk kanë zhvilluar fushatë aktive në komunat me shumicë serbe. 20 vjet pas luftës, shoqëria civile vlerëson se është koha që partitë të kenë target edhe popullatën serbe, raporton KTV. Krenar Shala thotë se ato e kanë rastin të zhvillojnë një dialog të brendshëm me komunitetin pakicë, veçanërisht […]

20 vjet pas luftës, shoqëria civile vlerëson se është koha që partitë të kenë target edhe popullatën serbe, raporton KTV.

Krenar Shala thotë se ato e kanë rastin të zhvillojnë një dialog të brendshëm me komunitetin pakicë, veçanërisht atë serb, pasi sipas tij, integrimi i tyre ka stagnuar për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Shumica e subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit thonë se programin e tyre do ta shpalosin në të gjitha komunat.

Shpend Ahmeti, kandidat për deputet nga PSD-ja, subjekt ky i cili është në koalicion me AAK-në, deklaron se fushatë zgjedhore do të mbajnë edhe në pjesën veriore.

Fushatë edhe në komunat me shumicë serbe pritet të mbajë edhe Nisma Socialdemokrate.

“Ne veç e kemi degën në Leposaviq dhe atje zhvillohen takime me mbështetësit tanë”, ka thënë për KTV-në, Valmir Gashi nga kjo parti.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare zyrtarisht do të nisë më 25 shtator.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj