Paraqitje brilante nga Amir Rrahmani kundër Udineses, shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’

Amir Rrahmani ishte startues për Hellas Veronën në përballjen në kuadër të Serie A-së, të martën mbrëma, kundër Udineses. Ndeshja u mbyll me rezultat 0-0, por mbrojtësi i Kombëtares kosovare spikati duke treguar një paraqitje brilante në formacionin 3-4-3 të Ivan Juricit, raporton Periskopi. 25-vjeçari luajti për 90 minuta në një ndeshje tejet të baraspeshuar. […]
Ndeshja u mbyll me rezultat 0-0, por mbrojtësi i Kombëtares kosovare spikati duke treguar një paraqitje brilante në formacionin 3-4-3 të Ivan Juricit, raporton Periskopi.
25-vjeçari luajti për 90 minuta në një ndeshje tejet të baraspeshuar.
“Whoscored” e ka cilësuar Rrahmanin së bashku me portierin e Udineses, Juan Musso si më të mirin në fushë duke i dhënë vlerësimin 7.9 të dyve.
Shikoni më poshtë vlerësimet e plota të paraqitura grafikisht. /Periskopi.com/













