Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët

Ka përfunduar derbi i javës së shtatë në Premierligë. Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në ‘Teatrin e Ëndrrave’. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e mbyllur me epërsi pjesën e parë pas golit të Scott McTominay (45’). Gjysma e dytë e solli në fushë një Arsenal më […]
Ka përfunduar derbi i javës së shtatë në Premierligë.
Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në ‘Teatrin e Ëndrrave’.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e mbyllur me epërsi pjesën e parë pas golit të Scott McTominay (45’).
Gjysma e dytë e solli në fushë një Arsenal më kërkues dhe golin e barazimit e gjetën me të zakonshmin Pierre Emerick-Aubameyan (58’), që doli të jetë goli i fundit i kësaj sfide.
Pas këtij barazimi, ‘Djajtë e Kuq’ tubojnë 9 pikë në pozitën e dhjetë kurse ‘Topçinjtë’ me 12 pikë renditen në vendin e katërt.












