Nuk ishte nata e tij sonte, Muriqi në mesin e lojtarëve me vlerësimin më të ulët te Fenerbahce

Fenerbahce nuk arriti të nxjerr sonte më shumë se një barazim pa gola kundër Galatasarayit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Sulmuesi kosovar luajti për 90 minuta, por nuk e pati impaktin e duhur, derisa pësoi një dëmtim në kokë në intervalin e parë, gjë që e detyroi atë të futet në pjesën e […]
Fenerbahce nuk arriti të nxjerr sonte më shumë se një barazim pa gola kundër Galatasarayit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk.
Sulmuesi kosovar luajti për 90 minuta, por nuk e pati impaktin e duhur, derisa pësoi një dëmtim në kokë në intervalin e parë, gjë që e detyroi atë të futet në pjesën e dytë me fashë si masë mbrojtëse për ndaljen e gjakderdhjes, raporton Periskopi.
25-vjeçari ishte i qetë shumicën e kohës dhe kjo nënvizohet edhe nga vlerësimi që mori nga “Whoscored”.
Ai është vlerësuar me notën 6.8 nga gjiganti i statistikave, dhe ishte në mesin e futbollistëve me notën më të ulët te Feneri. /Periskopi.com/













