Nuk do ta besoni se cili futbollist ia ka imponuar Contes formacionin 3-5-2

Interi është duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte, shkruan Periskopi. Ndeshjen e fundit, Interi ka shënuar fitore minimale ndaj Lazios me golin e shënuar nga mbrojtësi i djathtë, D’Ambrosio. Sipas gazetës, Corriere dello Sport, është mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini i cili është përgjegjës për formacionin 3-5-2 të Antonio Contes. Ishte ndeshja […]
Interi është duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte, shkruan Periskopi.
Ndeshjen e fundit, Interi ka shënuar fitore minimale ndaj Lazios me golin e shënuar nga mbrojtësi i djathtë, D’Ambrosio.
Sipas gazetës, Corriere dello Sport, është mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini i cili është përgjegjës për formacionin 3-5-2 të Antonio Contes.
Ishte ndeshja e vitit 2011 kur Juventusi u përball me Napolin e Walter Mazzarit dhe për t’u përgjigjur napolitanëve, Chiellini sugjeroi trajnerin italian të vendoste një vijë të mbrojtës me tre futbollistë. /Periskopi/













