‘Nike’ do ta përdor Draken, Serena Williamsin dhe LeBron Jamesin për ta promovuar fanellën e re të Liverpoolit

Liverpooli sipas të gjitha gjasave do ta ndërrojë prodhuesin e fanellave këtë verë, duke i dhënë fund një partneriteti të gjatë me “New Balance”. “New Balance” i ka prodhuar fanellat e Liverpoolit që nga viti 2015, me “Niken” që tani është e gatshme të marrë kontrollin – nëse gjërat nuk i ndryshon gjykata, raporton Periskopi. […]
“New Balance” i ka prodhuar fanellat e Liverpoolit që nga viti 2015, me “Niken” që tani është e gatshme të marrë kontrollin – nëse gjërat nuk i ndryshon gjykata, raporton Periskopi.
“New Balance” potencon se oferta e tyre ishte e njejtë me atë të “Nikes” dhe për këtë arsye është dashur ta mbante kontratën.

Mirëpo, Liverpooli beson se kjo kompani ka bërë ofertën e njejtë financiare por është larg “Nikes” sa i përket rrjetit të distribuimit.
Dhe derisa distribuimi reprezenton një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes, “Të Kuqtë” nuk besojnë se ofertat janë të njejta.
Sidoqoftë, raportohet se “Nike” planifikon që për marketing të fanellës të punësojë emra si LeBron James, Drake dhe Serena Williams.
Vetëm nga kjo është e kuptueshme pse Liverpooli po e dëshiron “Niken” si sponsor të ri. /Periskopi.com/












