Neymar xheloz për motrën joshëse, u frustrua me lojtarët e Brazilit kur flisnin për të në zhveshtore

Neymar dhe motra e tij, Rafaella Santos janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Superylli brazilian raportohet se përcjellë çdo lëvizje të saj dhe nëse njerëzit afrohen shumë me të, Neymar nganjëherë reagon me frustrim, raporton Periskopi. Siç e kujton Dani Alves, i cili në një intervistë u shpreh: “Djelmoshat flisnin shumë për Rafaellan në zhveshtoren […]
Neymar dhe motra e tij, Rafaella Santos janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Superylli brazilian raportohet se përcjellë çdo lëvizje të saj dhe nëse njerëzit afrohen shumë me të, Neymar nganjëherë reagon me frustrim, raporton Periskopi.

Siç e kujton Dani Alves, i cili në një intervistë u shpreh: “Djelmoshat flisnin shumë për Rafaellan në zhveshtoren e Brazilit.
“Ata thonin: ‘Dreqin, motra jote është e bukur, apo jo?!’

“Një ditë ai u nervozua. Ai është super xheloz. Por Rafa e di çka bën, nuk ka problem.”
Mëtej, potencohet se ai nuk i lë bashkëlojtarët t’i afrohen motrës së tij, por njëri prej tyre e provoi fatin.

Gabigol arriti që ta joshë Rafaellan më 2017, që ishte si një thikë në zemër për Neymarin.

Sidoqoftë, marrëdhënia e dyshes nuk zgjati shumë dhe ndarja e tyre ishte shumë e komplikuar.
Derisa po dilnin nga një klub nate, babai i Neymarit filloi një zënkë me Gabigolin.
Neymar Senior ia bëri të qartë ish-yllit të Interit se nuk kishte vend për të në familjen e tij.
Pavarësisht tërë kësaj ndodhir, Rafa dhe Gabigol u ribashkuan në vitin 2019. /Periskopi.com/












